back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaKulturëMinistria e Kulturës investon në Komunën e Malishevës

Ministria e Kulturës investon në Komunën e Malishevës

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Në rrjedhën e investimeve të shumta në tërë Kosovën, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Malishevës, i cili parasheh mbështetjen financiare për “Renovimin e Stadiumit të futbollit në Malishevë”, në vlerë prej 400 mijë euro.

Në bazë të Memorandumit, MKRS-ja investon mjete financiare prej 310 mijë eurosh, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa Komuna e Malishevës, merr përsipër të investojë mjetet në vlerë prej 90 mijë eurosh, në këtë periudhë dyvjeçare.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se memorandumi që është nënshkruar sot mundëson realizimin një investimi kapital të një rëndësie të veçantë sepse krijon një hapësirë cilësore dhe të standardizuar për futbollistët e Malishevës. Renovimi i stadiumit është një parakusht për ta, në zhvillimin e garave dhe në përmirësimin e cilësisë së futbollit në këtë komunë. Ministri tha se investimet në komunën e Malishevës nuk përfundojnë me kaq.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që ofron për Komunën e Malishevës. Begaj tha se ky projekt kapital për Malishevën është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i mirëpritur, sidomos për futbollistët, sepse ata do të kenë një vend ku do të garojnë dhe zhvillohen më tutje në sportin e futbollit. /Drencia Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz