Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga ministri në detyrë, Armend Muja, ka dalë me sqarim për transferimin e Bekim Hoxhës nga pozita e shefit të AUV-it në Agjencinë e Pyjeve.
Ministria në njoftim thotë se Hoxha është transferuar vetëm për 1 muaj, raporton lajmi.net
Komunikatë e plotë:
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se z. Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht për një periudhë njëmujore nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Transferimi është bërë në interes të institucionit dhe për sigurimin e funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Vendimi është nxjerrë nga Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja./Lajmi.net/