KFOR: Procesi i optimizimit të trupave në Kosovë mbetet gradual dhe i bazuar në situatën në terren
dp

Lexo edheShefi i Shtabit të KFOR-it viziton trupat në Mitrovicë: Jemi të gatshëm të reagojmë kurdo që të jetë e nevojshme

KFOR bën të ditur se Daniels përgjatë kësaj vizite ka parë nga afër përpjekjet e vazhdueshme të Njësisë Speciale Shumëkombëshe (MSU) dhe Ekipeve të Ndërlidhjes dhe Monitorimit (LMT) në mbështetje të misionit të KFOR-it në Mitrovicë dhe në veriun e Kosovës.
“Personeli i MSU-së kontribuon në praninë e dukshme dhe të lëvizshme të KFOR-it për siguri dhe gatishmëri, ndërsa Ekipet e Ndërlidhjes dhe Monitorimit mbajnë kontakte të rregullta me të gjitha komunitetet lokale, duke kontribuar në ndërgjegjësimin e KFOR-it për situatën dhe në kuptimin e mjedisit të sigurisë”, ka thënë gjeneral brigade Daniels.
“Ajo që kam parë nga personeli ynë tregon se si KFOR-i po përshtat qëndrimin e tij, duke ruajtur njëkohësisht kapacitetet që kanë më shumë rëndësi: një prani të dukshme, ndërgjegjësim të fortë për situatën, angazhim me të gjitha komunitetet lokale dhe forca të gatshme për të reaguar kur është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të kahershëm të OKB-së.”, ka shtuar ai.

Lexo edheShefi i Shtabit të KFOR-it viziton trupat në Mitrovicë: Jemi të gatshëm të reagojmë kurdo që të jetë e nevojshme
Sa i përket optimizimit të numrit të trupave në Kosovë, KFOR bën të ditur se procesi mbetet gradual, i bazuar në kushtet në terren dhe i udhëhequr nga vlerësime të vazhdueshme të situatës./Lajmi.net/