Bekim Hoxha transferohet përkohësisht në krye të Agjencisë Pyjore të Kosovës
dp

Lexo edhe“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

Sipas njoftimit në Facebook, Hoxha, i cili mban pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, është transferuar për një periudhë prej një muaji në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Ministria ka bërë të ditur se transferimi është bërë në interes të institucionit, me qëllim të sigurimit të funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
“Vendimi është nxjerrë nga Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja”, thuhet tutje në njoftim./Lajmi.net/

Lexo edhe“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike