back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeMinistri serb i Qeverisë Haradinaj po akuzohet se ka rrahur shqiptarë në...

Ministri serb i Qeverisë Haradinaj po akuzohet se ka rrahur shqiptarë në vitet 98-99 (Foto)

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Ministri i ri i Qeverisë së Haradinajt, i cili u emrua të shtunën në detyren e tij të re, po akuzohet se ka keqtrajtuar shqiptarët në vitet e luftës në Kosovë.

Nenad Rikallo, dje ka marr besimin e qeverisë në krye me Ramush Haradinajn, që të udhëheq me Ministrinë e Bujqësisë, por duket se e kaluara e tij është e errët.

Kështu të pakten thuhet nga një qytetar me emrin Blend Zymi, i cili ka shkruar përmes rrjeteve sociale, se Rikallo, ka keqtratuar studentët shqiptarë në kohën e luftës transmeton Magazina.al

Zymi i cili duket se është aktivist i Vetëvendosjes, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka kërkuar disa persona të rrethit të Deçanit që ishin student në vitet 97-98-99 në Prishtinë, e që sipas tij ishin pre e dhunës së ushtruar nga Ministri i ri i Bujqësisë.

Ja shkrimi i tij i plotë;

miq, shoke e dashamire, ju lus shume me e bo share kete postim edhe te gjithe se bashku me i kerku disa persona te rrethit te Deqanit qe kan qene student viteve 97-98-99 ne Prishtine dhe kan banu ne lagjen dardania ma saktesisht te banesat e solidaritetit ne katin e 7 , Ata studenten jane rrahur ne menyre mizore prej Nenad Rikallo, ne kohen e luftes !!

Djem, nese vendosni me u lajmru po ju premtoj qe nuk kan me dal emrat e juj ne publik po vetem ne organet e drejtesis, arsyen e dini ju pse!

Ju lutem lajmrohuni.

Falemnderit te gjithve.

ps: ne foto osht krimineli serb Nenad Rikallo, kerkoj falje qe po e postoj kete mizerje per te dyten her ne facebook.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz