Ministri Hoti konfirmon nisjen e inspektimeve në QPS-në e Pejës për rastin e Arlinda Zekajt
dp

Lexo edheNënshkruhet kontrata, lajm i shumëpritur për Malishevën

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se kanë nisur inspektimet në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra ditë më parë në Vitomiricë të Pejës.
I pyetur nëse kanë filluar inspektimet për të shqyrtuar veprimet e këtij institucioni lidhur me rastin, Hoti është përgjigjur se procesi ka nisur. “Po”, ishte përgjigjja e tij e shkurtë.
Ndryshe, inspektimet pritet të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave dhe të trajtimit institucional të rastit, në të cilin Arlinda Zekaj kishte raportuar më herët dhunën dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet.

Lexo edheNënshkruhet kontrata, lajm i shumëpritur për Malishevën