BallinaLajmeMinistri gjerman kundërshton kërkesën për rritje pagash

Ministri gjerman kundërshton kërkesën për rritje pagash

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka thënë të shtunën se ai do të vazhdojë të kërkojë për “rezultate më të arsyeshme në raundin e ri të bisedimeve lidhur me pagat e më shumë se dy milionë punëtorëve në sektorin publik, mirëpo ai ka kundërshtuar kërkesën e sindikatës Verdi për rritje pagash prej 6 përqind.

Bisedimet pritet të vazhdojnë të dielën pasi 150,000 punëtorë të sektorit publik kanë treguar pakënaqësitë e tyre javën e kaluar.

Si pasojë e grevave, mijëra persona kanë mbetur të bllokuar në aeroporte, në spitale, qendra të kujdesjes për fëmijët dhe mirëmbajtjes së mbeturinave.

Negociatori kryesor i qeverisë për këto bisedime, Seehofer, ka theksuar rëndësinë e punëtorëve të këtij sektori dhe ka thënë se është e “kuptueshme” që ata dëshirojnë të përfitojnë nga rritja ekonomike e shtetit.

Sidoqoftë, kërkesën e sindikatës më të madhe të punëtorëve, ai e ka cilësuar të paarsyeshme.

Sindikata Verdi ka thënë se 17,000 persona kanë marrë pjesë në aksionet e së premtes, duke dërguar në 150,000 numrin e personave që kanë marrë pjesë në shprehjen e pakënaqësisë.

Lideri i sindikatës, Frank Bsirske ka thënë javën e kaluar se pret rezultate në raundin e tretë të bisedimeve që nisin të dielën në Postdam, afër Berlinit.

Ai ka thënë se punëtorët e sektorit publik duhet të përfitojnë nga rritja e të ardhurave tatimore në Gjermani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz