Milazim Krasniqi: Sejdiu, Haziri dhe Veliu janë kandidatë të kualifikuar për ta drejtuar LDK-në
03
Lexo edheKolona të gjata në Merdare
Milazim Krasniqi, një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë me dije se kjo parti duhet të lejojë garë fer për kryetar të ri, në të cilën mund të fitojë më i miri.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi ka thënë se vetëm në këtë mënyrë kjo parti mund të dalë më e fuqishme.
Krasniqi është shprehur kundër idesë për një kandidat konsensual.
Sipas tij, partitë demokratike nuk kanë nevojë për kandidat konsensual.

Lexo edheKolona të gjata në Merdare
Krasniqi ka theksuar se statuti aktual i LDK-së e favorizon liderin e partisë për ta fituar garën. Megjithatë, ai ka thënë se Fatmir Sejdiu, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu janë kandidatë të kualifikuar për ta drejtuar LDK-në.
Sipas tij, këto janë figura të vjetra dhe prominente të LDK-së.