BallinaLajmeMilaim Zeka tregon se ku dallon Ibrahim Rugova nga Hashim Thaçi, Ramush...

Milaim Zeka tregon se ku dallon Ibrahim Rugova nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

Të ngjajshme

Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka treguar pse e konsideron ish-presidentin Ibrahim Rugova, si burrështetas.

Ai ka përmendur një intervistë të presidentit aktual, Hashim Thaçi, në të cilin ka folur për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Zeka tha se deklarimi i Thaçit për Berishën, se “ani pse ka qenë argat i Millosheviqit, ai prapë e ka falur”, tregon për dallimin mes tij dhe ish-presidentit Rugova.

Madje, Zeka thotë se është gabimi më kardinal i Thaçit, Veselit, Haradinajt, Limës, e shumë të tjerëve.

Zeka thotë se dallimi mes tyre dhe Ibrahim Rugovës, është se ky i fundit nuk e ka falur Sali Berishën, madje shton se nuk ia ka zgjatur as dorën.

Pse e konsideroje Rugoven burrshteti?

Ka pase durim deri ne qiell, ama atyre qe u ka rene vize, kurr me nuk i ka fale.

Sot e lexova nje interviste te presidentit Thaçi rreth Sali Berishes. Tha qe ka qene argat i Millosheviçit, edhe prap e ka falur. Ky eshte gabimi me kardinal i Thaçit, Veselit, Haradinajt, Limes, e shume te tjereve.

Rugova kurr nuk e ka falur Berishen. As doren nuk ia ka zgjate. Madje sa ishte ai gjalle, nuk e lejoi te hynte as ne Kosove. Prandaj mesoni ngapak nga Rugova. Nuk eshte turp. Nese e ke bindur Rugoven se dikush ka qene argat i Serbise, ky person ka qene i vdekur per te, e kunderta eshte me petsonat e lartpermendur. Keta ne fakt kane qene streha dhe mburoja e argateve te Beogradit. Keta njerez edhe i kan faktorizu, edhe i kane instalu neper pozitate me kyqe te shtetit te Burdushit…!!!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz