back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeMilaim Zeka: Jam më i pasur se Behgjet Pacolli

Milaim Zeka: Jam më i pasur se Behgjet Pacolli

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, qëlloi me armë me gaz pas një përleshjeje

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Kryetari i Partisë Euro-Atlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se ka pasuri më të madhe se kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili njihet se ka pasur mjaftë të madhe.

“Kam më shumë para se Behgjet Pacolli, sepse unë i kam paratë e mia”, ka thënë Zeka, njofton Klan Kosova.

“Jam shumë i sigurt se jam më i pasur. Kam aq shumë para sepse flas çfarë unë mendoj, kurse Pacolli ka aq shumë para dhe nuk flet çfarë ai mendon. Jam shumë i sigurt që jam më i pasur. Kam aq shumë para sepse flas çfarë unë mendoj Pacolli ka aq shuam para dhe nuk flet çfarë ai mendon dhe shkon e bashkohet në koalicion më armiqtë e tij të përbetuar”.

Sa i përket kandidaturës së Ramush Haradinajt për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD dhe asaj të Kadri Veselit nga PDK, Zeka në Info Magazine ka thënë: “Haradinaj ka bërë ‘hara-kiri’ më të madh politik të tij kur është kthyer nga Franca pas arrestimit dhe së dyti kur ka shkuar në koalicion me PSD-në”.

“PDK do të ketë rënie shumë të madhe sepse përbrenda është e përçarë. PDK do të retë rënie dhe befasia e këtyre zgjedhje do të jetë PEK. Vazhdojmë jetën politikë nëse nuk e kalojmë pragun – s’kemi hyrë për t’u dorëzuar. Programi ynë është sociale do të merremi më ujë, rrymë çerdhe spitale, heqjen e kartonit të gjelbër, heqja e TVSH-së.

Ai ka deklaruar se temat e tjera ua lë “patriotëve”, që kështu ka refuzuar që t’i quajë edhe Haradinajn dhe Veselin.

“Temat e mëdha ua kemi lënë këtyre patriotëve. Patriot nuk mund të jetë njeriu që vjedh paranë publike dhe që nuk ka ndërtuar për 20 vjet spitale dhe çerdhe të mira. Nuk është patriot”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz