Milaim Zeka i kërkon ballafaqim televiziv Ramiz Lladrovcit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka vazhduar akuzat e tij ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Zeka ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Lladrovci “tërë karrierën e ka ndërtuar mbi bazën e shantazheve”.
Ai ka thënë se nuk i druhet një padie të mundshme, të paralajmëruar nga Lladrovci kundër tij për gjoja shpifje. “Nuk i trembem padisë”, është shprehur Zeka.
Zeka i ka kërkuar ballafaqim televiziv Lladrovcit.
“Po e ftoj publikisht Lladrovcin, le të vijë në studio, le ta zgjedhë televizionin, do t’i publikoj letrat”, është shprehur ai.

Lexo edheHandikosit në Drenas i dhurohen mjete për persona ne nevojë (FOTO)
“I kam tri letra që Lladrovci ia drejton (Hashim) Thaçit në vitin 2003-4”, ka treguar Zeka në T7.
“Në ato letra ky tregon për çka e akuzon Thaçi. Këto janë letrat e tij, me nënshkrimin e tij”, ka theksuar Zeka. /Express/














