back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaShqiptareMeta: Taksa në Rrugën e Kombit e gabuar, Shqipëria s’mund të jetë...

Meta: Taksa në Rrugën e Kombit e gabuar, Shqipëria s’mund të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë -Serbi

Të ngjajshme

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...
- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një interviste të dhënë sot në mbrëmje për RTV21, ka deklaruar në mënyrë të prerë e të qartë se “Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi”.

Po ashtu, Meta ka folur detajisht për marrëdhëniet mes dy vendeve tona si dhe në saktësisht për taksën që është vënë në Rrugën e Kombit për të cilën ka pasur reagime të shumta.

Kjo është pjesë e shkëputur nga intervista:

Zoti President, si mund të arrihet bashkimi kombëtar, që është ëndërr e të gjithë shqiptarëve, duke vendosur taksë 5 Euro për Rrugën e Kombit, raporte të ftohura mes dy kryeministrave, produktet e Kosovës nuk blihen shumë në Shqipëri?

“Padyshim ky është një problem mjaft i madh. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të jenë më komplementare me njëra-tjetrën, duhet të plotësojnë ato boshllëqe apo mangësi që vijnë për shkak të karakteristikave të ndryshme të potencialeve, të burimeve të zhvillimit ekonomik, qoftë të Shqipërisë apo të Kosovës”, ka thënë Meta.

“Në këtë drejtim duhet të krijojmë sa më shumë lehtësira. Ju e dini qëndrimin tim për taksën e Kalimashit, që është një taksë mjaft e gabuar dhe dekurajuese, qoftë edhe nga ana psikologjike, duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është edhe për Shqipërinë dhe për Kosovën ky qarkullim pa pengesa midis qytetarëve tanë”

“Jo vetëm për qytetarët, por edhe për tregtinë, po të kemi parasysh se sa e kushtueshme është sidomos për të vënë në funksion të Kosovës edhe portet e Shqipërisë në të ardhmen”

Tutje Meta ka thënë se shumë pak ka pasur rezultat nga takimet e përvitshme të liderëve të dy shteteve shqiptare./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz