back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaSportMësohet prapaskena: Tumbakovic nuk e pranoi ofertën e Federatës që të mos...

Mësohet prapaskena: Tumbakovic nuk e pranoi ofertën e Federatës që të mos i drejtonte ndeshjet ndaj Kosovës, por të mbetej trajner i Malit të Zi

Të ngjajshme

LVV i çon letër Osmanit, e propozon Kurtin mandatar për formimin e qeverisë

Deputetja Arbërie Nagavci, njofton se në cilësinë si Kryesuese...

Goool! Prishtina shënon të dytin ndaj Ballkanit

Skuadra e Prishtinës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Besnik Tahiri pas konstituimit: Moskonstituimi i Kuvendit ka dëmtuar Kosovën skajshmërisht

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, pas konstituimit të Kuvendit...

Miftaraj: LVV votoi Listën Serbe, Kurti duhet të na tregojë a është organizatë terroriste

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD),...

Ljubisa Tumbakovic e ka refuzuar ofertën e kreut të Federatës Malazeze të Futbollit, Dejan Savicevic, që të mos i drejtojë ndeshjet kundër Kosovës në Podgoricë dhe në Prishtinë, por që të mbetet në krye të ekipit përfaqësues – transmeton Sport Klub.

Në takim me Savicevicin, krahas Tumbakovicit, kanë qenë të pranishëm edhe lojtarët e lindur në Serbi e që e përfaqësojnë Malin e Zi, Filip Stojkovic, Mirko Ivanic, Adam Marusic, Vukan Savicevic dhe Marko Simic.

Arsyet pse ka ardhur deri kjo situatë kanë qenë presionet nga Serbia që futbollistët e përmendur të mos luajnë kundër Kosovës, sepse në atë mënyrë do ta njihnin shtetin tonë.

Tumbakovic citohet të ketë thënë se është personalitet me moral të lartë dhe një profesionist, dhe nuk mund ta braktisë skuadrën në atë mënyrë dhe pastaj të kthehet sërish në drejtim.

Krahas përzgjedhësit, në stafin trajnues nuk do të jetë as Aleksandr Jankovic, ndërsa mungon dyshja e Crvena Zvezdas, Filip Stojkovic dhe Mirko Ivanic.

Skuadrën e Malit të zi për këtë takim do ta udhëheqin Dragoje Lekovic dhe Miodrag Dzudovic. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz