Mësiti që bashkoi 120 çifte, fajëson vjehrrat për divorcet
BILLI

Lexo edheKonjufca “zbulon” bisedën që e kishte bërë Albin Kurti me Hashim Thaçin për Gjykatën Speciale: Të pastrohemi, s’kemi qare

Ai thotë se sistemi ka qenë që pleqnari që ka ndërmjetësuar është dashur të jetë njeri me shumë dinjitet.
“Sot fejesat po bëhen ndryshe pasi të rinjtë po e gjejnë vet njëri tjetrin. Por familjarët ende po kanë dëshirë që msiti t’ia vendos “kapakun” kësaj pune”.
Haxhi Rrahman Lajqi edhe sot e kësaj dite e ka një odë në lagjen Fidanishte në Pejë ku edhe zgjidh probleme të ndryshme.
“Vitin e kaluar 93 divorce janë bërë në odën time”, shton i dëshpëruar pleqnari i cili shton se në të kaluarën arsyet për të cilat janë ndarë çiftet as që kanë mundur të diskutohen.

Lexo edheKonjufca “zbulon” bisedën që e kishte bërë Albin Kurti me Hashim Thaçin për Gjykatën Speciale: Të pastrohemi, s’kemi qare
“Te shkatërrimi i familjes, çifti bashkëshortor në shumicën e rasteve nuk i kanë fajet. Fajet i kanë ata që i fusin “pykat” nga jashtë. Nga divorcet që i kam ndërmjetësuar vitin e kaluar, në 60% të tyre fajet i kanë vjehrrat”, ka thënë Lajqi në RTV Dukagjin.
Haxhi Rrahman Lajqi thotë se se edhe ndarja e pasurisë për femrat me ligjet e reja po i nxisin shumë divorcet.
“Ligji e ka lejuar marrjen e pasurisë të baba por nuk ta ka lejuar tradita”, deklaroi më tej pleqnari.