back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeMësimi do të rinisë nesër edhe në Deçan

Mësimi do të rinisë nesër edhe në Deçan

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Pas Junikut dhe Mamushës, edhe Komuna e Deçanit ka vendosur të bojkotojë grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Në Deçan nesër do të rinisë procesi mësimor.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Nëpërmjet një njoftimi, të publikuar në Facebook, Ramosaj ka njoftuar se të hënën do të fillojë gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Deçanit.

“Sonte në ora 21:00, së bashku me drejtorin e DKA-së, takuam në zyrën time drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit. Në këtë takim të jashtëzakonshëm u dakorduam që nesër të fillojmë me procesin mësimor”, ka shkruar ai.

“Ftoj të gjithë mësimdhënësit dhe nxënesit që të jenë në objektet shkollore sipas orarit të rregullt”, ka porositur Ramosauj.

“Kurse për nesër kam ftuar Këshillin Grevist dhe përfaqësuesit e Sindikatës që në ora 8:00 të jenë në takim ne zyrën e Kryetarit të Komunës, me qëllim ta tejkalojmë këtë situatë e cila pas deklaratës së Kryeministrit Haradinaj është e pa pranueshme të vazhdojë”, ka bërë të ditur ai.

Vendimi i Komunës së Deçanit për të rinisur mësimin vjen pavarësisht vendimit të SBASHK’ut për të vazhduar grevën, edhe pas ofertës së Qeverisë Haradinaj për të rritur pagat e mësimdhënësve për 20 milionë euro në vit.

Nëpërmjet një komunikate për media, SBASHK’u ka thënë se oferta e kryeministrit Ramush Haradinaj “nuk i plotëson kërkesat”. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz