Dean Huijsen është pezulluar për vetëm një ndeshje pas kartonit të kuq që mori në fundin e sfidës kundër Borussia Dortmund, në çerekfinalin e Botërorit për Klube, raportojnë mediat spanjolle, përfshirë Cope.
Qendërmbrojtësi i ri i Real Madridit u ndëshkua pasi ndaloi me faull një aksion të rrezikshëm në minutat shtesë, duke shkaktuar penallti dhe u përjashtua direkt nga loja.
Sipas vendimit të FIFA-s, Huijsen do të mungojë vetëm në gjysmëfinalen ndaj PSG-së, por do të jetë në dispozicion për një finale të mundshme më 13 korrik.
Ky vendim është parë si një lehtësim për Real Madridin dhe trajnerin Xabi Alonso, që e vlerësojnë shumë kontributin e Huijsenit në mbrojtje.
- Advertisement -