Merkel filloi vizitën në Maqedoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila sot qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë në platonë para Qeverisë u prit me një ceremoni solemne nga ana e kryeministrit të këtij vendi Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo është vizita e parë e një kancelari gjerman në Maqedoni dhe qëndrimi i saj në vend është pjesë e mbështetjes, që bashkësia ndërkombëtare e jep për referendumun i cili është caktuar më 30 shtator të këtij viti, kur qytetarët duhet të prononcohen për Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe integrimin në NATO dhe BE.
Sipas asaj që është paralajmëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, pas pritjes solemne kancelarja Merkel dhe kryeministri Zaev do të kenë takim, ndërsa më pas edhe pres konferencë të përbashkët.

Lexo edheIsh-ambasadori gjerman në SHBA sheh ardhjen e një ndryshimi epokal në botë
Në vigjilje të referendumit për vizitë në Maqedoni gjatë ditëve të fundit ishin sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut Jean Asselborn, si dhe kancelari austriak Sebastian Kurz.














