back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMerkel dënon sulmet e Turqisë ndaj kurdëve, kërkon ndalimin e luftimeve

Merkel dënon sulmet e Turqisë ndaj kurdëve, kërkon ndalimin e luftimeve

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një telefonate me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërkoi përfundimin e menjëhershëm të sulmit ushtarak në Siri, deklaroi një zëdhënëse e qeverisë.

”Pavarësisht interesave të ligjshme të sigurisë së Turqisë, sulmi po kërcënon zhvendosje të mëdha të popullsisë lokale, destabilizim të rajonit dhe ringjalljen e organizatës ekstremiste të Shtetit Islamik”, shtoi zëdhënësja.

Turqia filloi të mërkurën operacionin “Burimi i Paqes”, duke thënë se synon ekstremistët e Shtetit Islamik dhe milicitë kurde, por aleatët e saj perëndimorë e kanë kritikuar sulmin.

Ankaraja i konsideron milicitë kurde të lidhura me partinë e jashtëligjshme “Punëtorët e Kurdistanit” (PKK), e cila po zhvillon një kryengritje në vend. Ndërkohë 13 mijë civilë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre si pasojë e ofensivës turke. Kurdët ishin instrumental në luftimin e ISIS’it dhe ishin ndër aleatët kryesorë të SHBA’së në këtë luftë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur megjithatë pas tërheqjes së trupave amerikane nga zona. Presidneti amerikan Donald Trump kishte paralajmëruar që moti largimin e trupave amerikane nga zonat e lfutës nëpër botë duke thënë se nuk dëshiron që të rinjtë amerikanë të humbin jetët e tyre me mijëra kilometra nga atdheu i tyre. Gjithsesi ai kishte paralajmëruar Turqinë se do të shkatërronte ekonominë e tyre nëse ata sulmojnë kurdët.

Të Fundit

Sport

ShowBiz