Mërgimtarit i plaçkitet vetura në Klinë: I vjedhin mijëra euro dhe dokumente
03
Lexo edheTallja e ministrisë, thonë se janë rreth 15 mijë vende të lira të punës në Kosovë
Një kosovar, që jeton në Perëndim, është ballafaquar me një situatë fort të pakëndshme, këto ditë. Disa hajduta, atij ia kanë thyer veturën dhe i kanë vjedhur mijëra euro, transmeton Gazeta Metro.
Pasi ka dalë nga një restorant, Adriatik Berisha është tmerruar kur ka parë veturën e tij. Ishte plaçkitur nga dikush.
Hajnat i kanë thyer njërin xham të automjetit, dhe i kanë vjedhur gjëra të vlefshme, që i ka pasur brenda.

Ngjarja ka ndodhur tek Ujëvara e Mirushës, në Klinë, ka treguar Berisha për Gazetën Express.
Lexo edheTallja e ministrisë, thonë se janë rreth 15 mijë vende të lira të punës në Kosovë

Berisha ka thënë se i janë vjedhur pesë mijë euro, që i ka pasur në një çantë brenda veturës. Në çantë ka pasur edhe dokumente, ka treguar ai.
Vetë ai ka shpërndarë edhe disa fotografi, ai ka kërkuar ndihmë që të gjinden keqbërësit.