Drejtori i Departamentit për Tregun e Punës në MPMS, Shpëtim Kalludra ka deklaruar se rreth 15 mijë vende të lira të punës janë në Kosovë, por kjo shifër sipas tij vetëm mbetet si statistikë e shpikur nga ai pasi konkurset dhe njoftimet për këto vende të punës nuk po mund të gjenden askund, transmeton Gazeta Metro.
Ani pse numri i të papunëve në Kosovë kalon shifrën e mbi 100 mijë personave, Kalludra nga ministria e Punës po thotë se vendet e reja të punës janë hapur.
Numri i madh i vendeve të lira të punës që po ofrohen i referohen kryesisht sektorit të industrisë përpunuese, sektorit të bujqësisë, gjuetisë, si dhe sektori i tregtisë, riparim i automobilave dhe artikujve shtëpiak, sipas Kalludrës gjithnjë.
Por, asnjë konkurs nuk po shihet dhe nuk po gjendet në faqet e ministrisë së Punës e as nëpër ministritë e tjera.
“Vendet e lira te punës sipas pronësisë janë mjaft me rendësi, ku gjate këtij viti raportues përsëri numri me i madhe i vendeve te lira te punës është gjeneruar nga sektori privat me rreth 86% (12.719) ndërsa sektori publik me 14% (2.128)”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë për Expres./gazetametro.net
