Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku në Ditën e Flamurit, 28 Nëntor, është shprehur se duhet të jemi bashkë si në gëzim ashtu edhe në dhimbje, ku pas tërmetit në Shqipëri bashkëndjejmë dhimbjen me vëllezërit tanë në Shqipëri, përcjellë Drenica Press.
Ai the se “Ne në Kosovë kurrë nuk jemi ndje dhe kurrë nuk do të ndihemi ndryshe se veq se shqiptarë e krenarë.
Një njeri shumë më vlerë ka thënë për bashkësinë e tij: Bashkësia (umeti) ime është si kur trupi, kur e lëndon një gisht apo një gjymtyr të trupit, i gjithë trupi ndjen dhimbje. (Muhamedi paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të!)
Duke qenë në dhimbje me familjarët e viktimave dhe të prekurit nga termeti në Shqipëri, ne duhet të bëhemi të fortë duke i ndihmuar njëri-tjetrit por edhe duke uruar këtë datë historike.”
Urime 28 nëntori !