Mëngjesi i sotëm në Kosovë nis me një vrasje në mes të rrugës
03
Lexo edheIsh-deputetja e PSD-së i del në mbrojtje Kurtit: Malisheva lind veç “trima”, ama në Facebook
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjilanit. Aty një pjestar i policisë së Kosovës me inicialet V.H ka goditur për vdekje një person i moshës madhore në mes të rrugës “Nato 99”, në Gjilan, raporton Gazeta Express.
Lajmin për vrasjen e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund të ju konfirmojë se rreth orës 04:50 në rrugën ‘Nato 99”, ka ndodhur një vrasje. Motivet ende nuk dihen. Policia dhe ekipet e tjera kanë ndalë në vendin e ngjarjes si dhe po i vazhdojnë hetimet. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, shkruan Express.

Lexo edheIsh-deputetja e PSD-së i del në mbrojtje Kurtit: Malisheva lind veç “trima”, ama në Facebook
E ndërkohë, Express mëson se zyrtari policor me inicialet V.H e ka goditur për vdekje viktimën. Polici është i Gjilanit, mirëpo veprimtarin e tij si zyrtarë policor e ushtron në Prishtinë.