Pas kërcënimit me vrasje të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ka reaguar edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Shqipe Pantina.
Duke ironizuar me deklaratat nxitëse të anëtarit të NISMA-s Haxhi Hoti, Pantina ka thënë se “Malisheva lind veç “trima”, ama ne Facebook!”.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë:
Malisheva lind veq “trima”, ama ne facebook!
Pertej cinizmit, deklarimet e tilla si kjo e ketij Hotit te Nismes jane po aq te papranueshme se deklarimet e Krasniqit te VV ( i cili para disa muajsh poashtu kerkonte nje “ Avni Rrustem” per Presidentin) dhe bashkepartiakut te tij Zyba e shume bashkepartiakeve tjere qe cdo dite vazhdojne te bejne thirrje per vdekjen e “tradhetareve”.