back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi tregon a do të bëhet PDK pjesë e Qeverisë së...

Memli Krasniqi tregon a do të bëhet PDK pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Partia Demokratike e Kosovës po deklaron se tashmë është e qartë se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë të interesuar për asgjë tjetër, por vetëm se cila po kap sa më shumë pushtet dhe janë zhveshur nga çdo maskë para votuesve të tyre.

Në një prononcim për Gazeta Metro, nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se LVV dhe LDK tanimë po tregojnë hapur se se nuk i japin pesë pare për votuesit e tyre, por vetëm për kolltuqet e tyre të ardhshme.

“Tashmë është e qartë për të gjithë që VV dhe LDK nuk janë të interesuar për asgjë tjetër, përveç për të kapur sa më shumë pushtet. I harruan shpejt premtimet e programin dhe të zhveshur nga çdo maskë, po tregojnë sheshazi qe nuk i japin pesë pare për votuesit e tyre, por vetëm për kolltuqet e tyre te ardhshme. Ne shpresojmë se ata s’do ta dëmtojnë Kosovën edhe tash me këtë qasje, siç e kanë dëmtuar gjatë kohës kur ishin ne opozite”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se PDK e ka bërë të qartë qysh me 6 tetor në mbrëmje, se PDK do të jetë në opozitë dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet pjesë e çfarëdo diskutimi për Qeverinë e ardhshme.

“PDK e ka bërë të qartë që në natën e zgjedhjeve që ne do të jemi opozitë në këtë mandat dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhemi pjesë e çfarëdo diskutimi për qeverinë e ardhshme”, tha Krasniqi për Gazeta Metro.

Kujtojmë se mbrëmë, nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca ka thënë se nëse negociatat dhe koalicion me LDK’në do të dështon, partitë tjera do të jenë mundësia e vetme e tyre për një koalicion dhe arritje të formimit të Qeverisë së re.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz