Mediat serbe raportojnë për mohimin e njohjes nga Xhamajka

Menjëherë pasi kryediplomatja e Xhamajkës mohoi njoftimin e Presidentit Hashim Thaçi se e ka njohur Kosovën shtet, vërshuan raportimet në mediat serbe për skandalin në Prishtinë.
I tërë shteti i Kosovës ka rënë në lajthitje nga një lajm i rremë që e shpërndau Presidenti Thaçi, se shteti i Xhamajkës e ka njohur Kosovën, duke u thirrur në një njoftim që i pari i vendit tha se ia ka bërë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, shkruan Gazeta Express.
Këtë e mohoi ministrja për Punë të Jashtme dhe Tregti e Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith duke thënë se “deri tash nuk ka asnjë njohje për Kosovën” nga shteti i saj.
E përditshmja serbe “Danas” ka dalë me titullin e mohimit të kësaj njohjeje për Kosovën.

Edhe b92 ka raportuar për skandalin në Kosovë, madje ka cituar edhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila njëherë i dha merita kryediplomatit Glauk Konjufca për njohje, pastaj kërkoi të shkarkohet Vlora Citaku.

Lexo edheReagon Zyra e Presidentit: Lajmin për njohjen nga Xhamajka e morëm nga Vlora Çitaku


Thaci shkroi mbrëmë se është njoftuar nga ambasadorja Çitaku për njohje nga Xhamajka.
“E di që kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për disa vjet, përfshirë edhe lobimin e kongresmenit Eliot Engel”, ka shkruar Thaçi në Tëitter. /Express/














