Pejë: Aksident në Jabllanicë të Vogël, dy persona të lënduar
dp

Lexo edheNjë pako me vezë bëhet 4 euro- Qytetarët të shqetësuar se jeta në Kosovë po bëhet e papërballueshme, kërkojnë që krerët e shtetit të marrin masa

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një veturë.
Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Lexo edheNjë pako me vezë bëhet 4 euro- Qytetarët të shqetësuar se jeta në Kosovë po bëhet e papërballueshme, kërkojnë që krerët e shtetit të marrin masa
Megjithatë, për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë, Njësiti Rajonal i Trafikut është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e aksidentit.