Shiroka Pula kërkon koordinim më të ngushtë me Shqipërinë për avancimin e interesave të përbashkëta
dp

Lexo edheSubvencionet qeveritare për faturat e rrymës nën kritika, qytetarët thonë se nuk marrin përgjigje as pas aplikimit

Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori Delfin Pllana, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit diplomatik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton lajmi.net.
Bisedimet u përqendruan në thellimin e bashkëpunimit institucional mes dy përfaqësive diplomatike, koordinimin e aktiviteteve dhe bashkërendimin e angazhimeve në raport me Hungarinë.
Gjatë takimit, Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet ambasadave të të dyja vendeve, veçanërisht në funksion të zhvillimit të lidhjeve ekonomike e kulturore, mbështetjes së mërgatës dhe përfaqësimit të interesave të përbashkëta.

Lexo edheSubvencionet qeveritare për faturat e rrymës nën kritika, qytetarët thonë se nuk marrin përgjigje as pas aplikimit
Takimi në Budapest rikonfirmoi vullnetin për koordinim më të madh diplomatik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me synimin e avancimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimit të interesave të tyre të përbashkëta në arenën ndërkombëtare./lajmi.net/