back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeReagon Zyra e Presidentit: Lajmin për njohjen nga Xhamajka e morëm nga...

Reagon Zyra e Presidentit: Lajmin për njohjen nga Xhamajka e morëm nga Vlora Çitaku

Të ngjajshme

Trump për fotot e reja me Epstein: Nuk është ndonjë gjë e madhe

Presidenti amerikan, Donald Trump u pyet nga gazetarët lidhur...

Kosova nis ndihmë humanitare për Gazën, vlera 500 mijë euro

Anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së...

KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energjisë elektrike shkak i punimeve

KEDS ka njoftuar për reduktimet e planifikuara të energjisë...

Pas lajmit se shteti i Xhamajkës nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, lajm ky që fillimisht u dha mbrëmë nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi kanë reaguar nga Presidenca e Kosovës.

Në reagim thuhet se Zyra e Presidentit të Kosovës mbrëmë është njoftuar zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës, shkruan Reporteri.net.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter”, thuhet në reagim.

“Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.

Kujtojmë se sot Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën.

Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz