“Nuk kemi asnjë dokument zyrtar”, Arifi kritikon qasjen e Kosovës ndaj vendimit të Speciales
dp

Lexo edheProtestë agresive në Tiranë, një protestues dyshohet se është goditur me plumb gome në sy

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Arifi ka thënë se deri më tani nuk ka një dokument zyrtar në të cilin Republika e Kosovës e cilëson vendimin e 16 shtatorit si të papranueshëm, duke argumentuar arsyet për një qëndrim të tillë.
Sipas tij, deklaratat e deritanishme kanë qenë të paqarta dhe kanë krijuar përshtypjen e një neutraliteti ndaj vendimit.
“Prej vendimit të Gjykatës Speciale me atë vendim të 16 shtatorit, ne nuk e kemi ende asnjë dokument zyrtar, po flas për dokumente zyrtare, që është shkruar që për Republikën e Kosovës është i papranueshëm për këto arsye”, ka deklaruar Arifi.

Lexo edheProtestë agresive në Tiranë, një protestues dyshohet se është goditur me plumb gome në sy