Media serbe: Trump e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën
Sipas gazetës së Beogradit ‘blic’ , presidenti i SHBA-së Donald Tramp dje “personalisht e ka konfirmuar ndryshimin e politikës amerikane lidhur me çështjen e Kosovës”.
Kjo gazetë shkruan se “në bisedën e shkurtër e të përzemërt, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq e ka falënderuar Trumpin për ndryshimin e qëndrimit të administratës së tij lidhur me çështjen e Kosovës për çfarë asaj presidenti i ka thënë:
“Good people” (njerëz të mirë).
Me aludimin, thotë “blic”, se serbët janë njerëz të mirë.

Lexo edheReagon përseri ashpër gruaja e Milaim Zekës, nuk lë gjë pa thënë, madje e quan edhe kështu
Siç kanë thënë bashkëbisedues të këtij mediumi serb.
Washingtoni përkrah vazhdimin dialogut dhe çdo kompromis që e arrijë dy palët.
Kështu, shkruan “blic”, Serbia, krahas Rusisë Kinës e ka fituar edhe një aleat potencial.
“Nuk mund të them se pata kohë, porse falënderova për kuptimin e ri ndaj Serbisë dhe të kuptim të qëndrimit tonë”, e ka përshkruar takimin me presidentin Tump Bërnabiq














