Mbyllet lokali ku dyshohet të jenë helmuar nxënësit në Mitrovicë
03
Lexo edhePërkeqësohet gjendja e 16 të helmuarve dje në Mitrovicë, 8 nga ta dërgohen në QKUK
Inspektorati sanitar tashmë ka mbyllur lokalin fastfood “Oki” ku dyshohet se kanë ngrënë tost të helmuarit dje.
Nga helmimi janë prekur 116 persona nga të cilët 80 kanë kërkuar ndihmë emergjente.
Sot simptoma të helmimit kanë pasur 16 persona, tetë prej të cilëve janë dërguar në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Lexo edhePërkeqësohet gjendja e 16 të helmuarve dje në Mitrovicë, 8 nga ta dërgohen në QKUK
Janë marrë të gjitha mostrat e ushqimit, dhe strishat e punëtorëve të cilat janë dërguar në Institutin e Shëndetit Publik për analiza. Brenda 24 orëve pritet edhe rezultati i disa analizave ndërsa ato të ushqimit pas 48 ose 72 orëve.