Përkeqësohet gjendja e 16 të helmuarve dje në Mitrovicë, 8 nga ta dërgohen në QKUK
01
Lexo edheSkenderaj 1998: Thika e ngulur mbi posterin e Ibrahim Rugovës (Foto)
116 raste me simptoma të helmimit kanë kërkuar dje ndihmë në Spitalin e Mitrovicës. Këtë e ka konfirmuar Zyra e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, raporton KTV .
“Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, “dr. Sami Haxhibeqiri”, janë paraqitur disa persona të dyshuar si raste të helmimit. 116 persona, kryesisht të rinj në moshë, prej tyre edhe nxënës”, thuhet në një komunikatë për media.
Shumica e rasteve janë liruar nga Spitali i Mitrovicës pasi kanë marrë tretman mjekësor.
Ndërkohë 16 raste të helmimit të cilët janë trajtuar në spital u është keqësuar sot gjendja.

Lexo edheSkenderaj 1998: Thika e ngulur mbi posterin e Ibrahim Rugovës (Foto)
Prej tyre 8 janë dërguar në Kliniken e Infektive në QKUK për shkak se në Spitalin e Mitrovicës punon vetëm një infektologe dhe ajo është në pushim vjetor.
Disa prindër i kanë thënë ekipit të KTV-së se fëmijët e tyre, nxënës kishin konsumuar ushqim në qytet.