“Mbylla librin dhe dola jashtë”, Berisha tregon si e përjetoi tërmetin
BILLI
Lexo edheEmigrantja ‘shpërthen’ me leksione për shqiptarët: Bëni kot si gangstera, fshatarë keni me ngel harruat që hanit fasule
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në një intervistë televizive teksa ka folur për situatën politike në vend është pyetur dhe se ku ndodhej ai në momentin që u regjistruan lëkundjet e tërmetit.
Berisha është shprehur se në momentin që tërmeti goditi vendin, ai kishte qenë në banesën e tij në kat të dytë duke lexuar një libër.
Ish-kryeministri tha se ai nuk ishte frikësuar dhe se pas lëkundjes së fortë ka dalë jashtë banese, ndërsa lëkundja e dytë e kishte gjetur atë jashtë shtëpisë.

Lexo edheEmigrantja ‘shpërthen’ me leksione për shqiptarët: Bëni kot si gangstera, fshatarë keni me ngel harruat që hanit fasule
“Tërmeti më zuri në shtëpi, në kat të 2-të. Për çudi nuk u tremba. Rastisi që nuk u tremba, sepse nuk e marr vesh as vetë. Po lexoja, e mbylla librin dhe dola jashtë. I dyti më gjeti jashtë”, deklaroi ish-kryeministri.