back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMBPZhR hap periudhën e aplikimit për Programin për integrimin socio-ekonomik të fermave...

MBPZhR hap periudhën e aplikimit për Programin për integrimin socio-ekonomik të fermave të vogla

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga nesër hap periudhën për aplikim në “Programin për Integrimin Social – Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet”.  Përmes këtij programi MBPZhR-ja synon përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të fermerëve në zonat rurale, krijimin e vendeve të punës, si dhe rritjen e të ardhurave duke integruar fermerët e vegjël në sektorin bujqësor.

Investimet e ministrisë përmes Programit arrijnë vlerën prej 3 milionë euro dhe përmes këtij fondi do të mbështeten sektori i përpunimit të frutave, sektori i mishit, vezëve, qumështit, prodhimi i mjaltit, prodhimi, përpunimi dhe grumbullimi i produkteve pyjore, si dhe përpunimi i produkteve bujqësore në shtëpi.

Përfituesit e këtij programi mund të jenë të gjithë fermerët në përputhje me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural që plotësojnë kriteret e këtij Programi.

Afati për aplikim për këtë program fillon më 18 shtator dhe përfundon më 18 tetor 2019.

Gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit, kriteret e vlerësimit mund të informohen në detaje në ueb faqen e ministrisë www.mbpzhr-ks.net, si dhe në ueb faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë www.azhb-ks.net. /Gazeta Bujku

Të Fundit

Sport

ShowBiz