back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeMbi 8 mijë e 400 serbë të Kosovës u vaksinuan me vaksinën...

Mbi 8 mijë e 400 serbë të Kosovës u vaksinuan me vaksinën anti-Covid nga Beogradi

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Deri më tani, 8,445 qytetarë nga Kosova janë vaksinuar me vaksinën anti-Covid nga Beogradi.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike në Mitrovicën Veriore, Millosh Mirkoviq, raporton portali serb Kossev, transmeton Gazeta Express.

“Vaksinimi po shkon sipas planit. Nuk kalon përmes Institutit, për arsye të njohura, sepse ne jemi paralajmëruar që të japim legalisht vaksinën”, tha Mirkoviq.

Ndërkaq, 7,553 janë ri-vaksinuar me vaksinën anti-Covid nga Beogradi i Serbisë, sipas tij.

Vaksinimi po kryhet në qytete jashtë territorit të Kosovës. Qytetarët nga katër komuna e Veriut të Kosovës janë vaksinuar në Rashkë, në Bujanovc serbët nga zona e Anamoravës, dhe serbët nga Kosova qendrore marrin vaksinën në Kurshumli, njofton tutje mediumi serb.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se kanë autorizuar policinë për të mbledhur informacion në lidhje me krimet e mundshme të kontrabandimit të barnave dhe aktiviteteve të paligjshme mjekësore, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim se kanë filluar ndonjë hetim zyrtarisht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz