back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaLajme​Mbi 37 mijë nxënës nisin mësimin në Prishtinë

​Mbi 37 mijë nxënës nisin mësimin në Prishtinë

Të ngjajshme

Mbi 37 mijë nxënës kanë nis vitin e ri shkollor sot, më 1 shtator, në kryeqytet. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se procesi mësimor ka nisur sot në 64 objekte shkollore. I shoqëruar nga drejtori për Arsim, Samir Shahini, kryetari i kryeqytetit vizitoi sot shkollën fillore të mesme të ulët “Faik Konica”.

Rama theksoi se shkollat janë pajisur edhe me kurrikula digjitale e panele të mençura që sipas tij do të lehtësojnë mësimdhënien.

“Po fillojmë një vit të ri shkollor, 37 mijë e 667 nxënës sot kanë filluar shkollën në 64 objekte në gjithë kryeqytetin. Pra, është një fillim i mirëfilltë. E dini që tash ne kemi përgatitur kurrikulat digjitale në secilën shkollë, panelet e mençura po ashtu në secilën klasë. Prandaj, edhe nëse i kanë librat apo si kanë librat ne jemi të gatshëm me kurrikulat digjitale. Kjo është ndihmesë e madhe për secilin fëmijë“, tha ai.

Drejtori i Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini tha se këtë vit mësimi tërëditor po fillon në 12 shkolla, përfshirë edhe në fshatra.

“Kjo është festë masive në kryeqytet, jemi të lumtur që jemi pjesë e saj, çdo ditë pa pushim edhe gjatë verës duhet të shtojmë faktin që pikërisht këtu në ‘Faik Konica’ ka filluar mësimi tërëditor në kryeqytet, tash nga këtu kemi 12 shkolla në total në fshatra”, theksoi Shahini

Drejtoresha e shkollës fillore të mesme të ulët “Faik Konica”, Jehona Oruqi deklaroi se përgatitjet për një vit të mbarë shkollor janë bërë me kohë.

Ajo tha se përmes koordinatorëve të gjithë prindërit janë verifikuar për subvencionim për blerje të librave.

“Të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë ne kemi filluar planifikimin qysh në qershor, pastaj e kemi përfunduar përgatitjen finale në gusht…Tani është një risi që janë koordinatorët deri më tani në shkollën Faik Konica janë verifikuar të gjithë prindërit. Mirëpo, sot do ta kuptojmë sepse a i kanë të gjithë edhe nëse nuk janë i kemi kurrikulat digjitale ne do të fillojmë sot është festë për ne…Është viti i dytë i mësimit tërë ditor dhe sipas analizave të vitit të kaluar del se është një nismë e mbarë dhe sivjet ka shkuar me rendë ashtu siç e kemi planifikuar”, theksoi ajo.

Tekstet dhe materialet e tjera shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, edhe këtë vit financohen nga Qeveria e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz