BallinaLajmeMbi 20 mijë qytetarë u larguan nga vendi në vetëm 12 orë...

Mbi 20 mijë qytetarë u larguan nga vendi në vetëm 12 orë për festën e Bajramit dhe fundjavën e zgjatur

Të ngjajshme

Rriten tensionet, SHBA do të përdorë bazat britanike për të shkatërruar vendet e raketave iraniane

Ministrat britanikë konfirmuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Vdes ish-futbollisti i njohur kosovar

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Bujar Ramadani (Lalushi), ka ndërruar...

Bie ndjeshëm çmimi i arit

Lufta me Iranin po i prish rrjedhat globale të...

Brenda 12 orëve, mbi 20.000 qytetarë të Maqedonisë vendosën të kalojnë festën jashtë vendit.

Nga MPB thonë se 3040 shtetas të Maqedonisë dhe 4430 shtetas të huaj kanë lëshuar vendin nga kufiri i Bllcës.

“Në vendkalimin kufitar Bllacë nga ora 12:00 dje deri sot deri në orën 12:00, në vend kanë hyrë 1979 shtetas të Maqedonisë dhe janë larguar 3040 shtetas të Maqedonisë. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë 6339 kanë hyrë në vendin tonë dhe 4430 janë larguar nga vendi ynë,” deklaroi Goce Andreevski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Përmes vendkalimit Bogorodicë, 7945 shtetas tanë kanë hyrë dhe 2708 të huaj e kanë lëshuar vendin, raporton Alsat M

“Në vendkalimin kufitar Bogorodicë nga ora 12:00 deri sot në orën 12:00, në vend kanë hyrë 1224 shtetas të Maqedonisë dhe janë larguar 7954 shtetas të Maqedonisë. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë 3098 kanë hyrë në vendin tonë dhe 2708 janë larguar nga vendi ynë,” tha deklaroi Goce Andreevski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në drejtim të Shqipërisë janë larguar 607 shtetas të Maqedonisë dhe 1,844 shtetas të huaj, ndërsa në vend kanë hyrë 484 shtetas të Maqedonis dhe 1955 shtetas të huaj.

Nga Ministria e Brendshme thonë se po marrin të gjitha masat, dhe janë vënë në funksion të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e pasagjerëve. Është praktikë e pothuajse çdo fundjave të zgjatur, që një pjesë e madhe e qytetarëve të Maqedonisë ta kalojnë atë jashtë vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz