BallinaSportMbappé e vë në shënjestër Brazilin: mund të luajë edhe më shumë...

Mbappé e vë në shënjestër Brazilin: mund të luajë edhe më shumë se 45 minuta

Të ngjajshme

Prania e Kylian Mbappés në ndeshjen mes Francës dhe Brazilit nuk është ende e sigurt, për shkak të problemeve të fundit në gju që i ka pasur ylli francez.

26-vjeçari është thirrur në kombëtare pas disa javësh pune të posaçme me Real Madridin – me të cilin është rikthyer të luajë javën e kaluar, por aktivizimi i tij do të menaxhohet me kujdes nga stafi teknik i “Gjelave”.

Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps do ta ketë vetëm një seancë të fundit stërvitore në orën 16:30 sipas orës lokale në fushën e New England Revolution, pranë Bostonit.

Pikërisht në këtë seancë do të vlerësohet gjendja fizike e numrit 10, njoftojnë mediat franceze, përcjell “Gazeta Express”.

Pas 47 minutave të luajtura kundër Manchester Cityt dhe 26 minutave ndaj Atletico Madridit, Mbappé mund të përdoret për më shumë se një pjesë loje, pa e rrezikuar rikthimin e problemit.

Roli i tij mbetet thelbësor: ai mund ta tërheqë skuadrën dhe të ndikojë në rrjedhën e ndeshjes, por menaxhimi i minutave do të jetë i kujdesshëm.

Fjala e fundit do t’i takojë Deschamps, i cili do të vendosë nëse do ta aktivizojë për gjithë ndeshjen apo do ta kufizojë kohën e tij në fushë.

Konfirmimi pritet vetëm në 24 orët e ardhshme, në prag të një sfide që do t’i vërë përballë dy superfuqi të futbollit botëror. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz