Dardanët e zhvilluan stërvitjen e fundit para nisjes drejt Bratisllavës
dp

Lexo edheNë gjurmët e babait, djali Ronaldos stërvitet në Madrid

Kombëtarja e Kosovës i ka kompletuar sot përgatitjet e shkurtra para sfidës jetike me Sllovakinë.
Dardanët e kanë zhvilluar sot stërvitjen e fundit para nisjes drejt Bratisllavës, ku nesër mbrëma do të zhvillohet gjysmëfinalja e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë, shkruan “Gazeta Express”.
Futbollistët kanë stërvitur nën urdhrat e selektorit Franco Foda që nga e hëna, ku u grumbulluan në Prishtinë, ndërsa ushtruan tri herë.

Lexo edheNë gjurmët e babait, djali Ronaldos stërvitet në Madrid
Në orët në vazhdim kontingjenti kosovar do ta marrë rrugën drejt kryeqytetit sllovak, ku do të akomodohet sot.
Nesër mbrëma Dardanët do ta kërkojnë fitoren e madhe dhe afrimin e kualifikimit historik në Kampionat Botëror.
Ata do të jenë të mbështetur nga një numër i kënaqshëm i tifozëve në ndeshjen që do të luhet në Bratisllavë duke filluar nga ora 20:45 nesër mbrëma. /Gazeta Express