Mbahet marshi sensibilizues kundër TBC-së (FOTO)
BILLI

Lexo edheAsamblisti Berisha jep një sqarim në lidhje me vendimmarrjen për subvencionet e Komunës së Drenasit për Klubet Sportive

Ekipa e Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas së bashku me stafin për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional dhe me stafin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për nderë të Ditës Botërore të Tuberkulozit (TBC), ka mbajtur një marsh në sheshin e qytetit “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas.
Qëllimi i kësaj fushate ndërgjegjësuese ishte edukimi dhe promovimi shëndetësor i qytetarëve lidhur me sëmundjen e tuberkulozit dhe masat parandaluese.
Gjithashtu gjatë marshit u dhanë këshilla edukuese për masat parandaluese nga profesionistë shëndetësor dhe u shpërndanë broshura titulluar “Mbrohu nga tuberkulozi”.


Lexo edheAsamblisti Berisha jep një sqarim në lidhje me vendimmarrjen për subvencionet e Komunës së Drenasit për Klubet Sportive


