back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasAsamblisti Berisha jep një sqarim në lidhje me vendimmarrjen për subvencionet e...

Asamblisti Berisha jep një sqarim në lidhje me vendimmarrjen për subvencionet e Komunës së Drenasit për Klubet Sportive

Të ngjajshme

Sasi e madhe e armatimit kapet në Deçan- arrestohen tre persona

Mëngjesin e së martës, policia ‘zbarkoi’ në fshatin Gramaçel...

Maturantët mund të paraqesin provimin e maturës në e-Kosova

Në platformën e shërbimeve e-Kosova janë hapur aplikimet për...

BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

Takimi i planifikuar në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald...

Trump dhe Putin zgjedhin një vend të ftohtë për bisedime të nxehta

Zyrtarët amerikanë që po përpiqeshin këtë fundjavë të identifikonin...

Arrestohen dy femra dhe një mashkull në Deçan, posedonin armë, municion e marihuanë

Një mashkull kosovar, një femër kosovare dhe një femër...

Komuna e Drenasit ka ndar subvencione për klubet sportive në Drenas. Por disa klube nuk janë të kënaqura me shumë që i është caktuar nga komuna, shkruan Drenicapress.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe asamblisti i komunës së Drenasit, Vehbi Berisha.

Ai në një postim në Facebook ka sqaruar si si është bërë ndajra e këtyre subvencioneve dhe u ka sygjeruar klubeve të pakënaqura që të ankohen.

Lexojeni të plotë sqarimin e asamblistit Berisha:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, të nderuar sportdashës, këto ditë pas publikimit të listës zyrtare të ndarjes së subvencioneve për Klubet Sportive nga Komuna e Drenasit, kam pranuar mesazhe të ndryshme në lidhje me shqetësimet e udhëheqësve dhe anëtarëve të klubeve të ndryshme të sportit se nuk ka pasur trajtim të barabartë sa i përket shumës se mjeteve të ndara si dhe kanë bërë pyetje se kush e ka marr ketë vendim pasi që herëve tjera ka qenë Kuvendi Komunal i cili ka vendosur në lidhje me mjetet e ndara si subvencion për Klubet Sportive.

Sqarojmë të gjithë sportistet, udhëheqësit dhe anëtaret e klubeve sportive se vlerësimin e kërkesave tuaja për ndarje të subvencioneve e ka bërë Komisioni i formuar nga Komuna – Drejtoria përkatëse ndërsa vendimin e ka marr Kryetari i Komunës së Drenasit sipas Rregullores me nr; 12-320-1933 të Komunës së Drenasit për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve. Pra këtë vendim nuk e ka marr Asambleja Komunale pasi që me miratimin e kësaj rregullore në vitin e kaluar kjo kompetence i është deleguar ekzekutivit komunal përkatësisht drejtorisë dhe Kryetarit të Komunës së Drenasit. Ju bëjë thirrje të gjitha klubeve të pakënaqura ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të ankimimit e cila parashihet edhe sipas rregullores së lartcekur.

PS: Duke klikuar linkun në vazhdim mund ta shkarkoni rregulloren për ndarjen e subvencioneve: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=15285

Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas

Fotografia e Vehbi Berisha

Fotografia e Vehbi Berisha

- Advertisement -

Të Fundit