Trajneri i Lazios, Maurizo Sarri është shtruar sot në spital.
Sipas mediave, tekniku italian ka pasur probleme me tensionin dhe ka qëndëruar për disa orë i shtrirë në klinikën Villa Mafalda në Romë, shkruan IndeksOnline.
66-vjeçari ka pasur disa probleme shëndetësore si pasoj e vapës së madhe që ka mbajtur ditët e fundit.
Lazio përmes një deklarate zyrtare ka njoftuar se Sarri është mirë dhe sot do të mbaj seancën e radhës, e cila është planifikuar sot në ora 18:00.
”Trajneri Sarri po kthehet në Formello dhe, siç është planifikuar, do të drejtojë seancën stërvitore në orën 18:00 si zakonisht. Këtë mëngjes, ai iu nënshtrua një kontrolli të plotë të gjendjes fizike , më gjithëpërfshirës se testet e kryera ndaj lojtarëve në Qendrën e Stërvitjes.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/