Druzët e Sirisë arrijnë marrëveshje të re armëpushimi me qeverinë
dp

Lexo edheVarroset polici Mehmet Kelmendi, familja fal gjakun pas humbjes së dy anëtarëve

Udhëheqësi fetar druz, Sheiku Yousef Jarboy ka njoftuar se druzët e Sirisë kanë arritur një marrëveshje armëpushimi me qeverinë siriane në Suweida, e cila do të hyjë në fuqi menjëherë.
Megjithatë, sipas një dëshmitari që ka folur për Reuters, edhe pas njoftimit të armëpushimit në vend ka pasur ende të shtëna me armë nga forcat qeveritare në qytetin me shumicë druze Sweida.
Kujtojmë se pas shpërthimit të dhunës mes fiseve beduine dhe druzëve, forcat e qeverisë siriane ndërhynë në qytetin e banuar kryesisht nga komuniteti fetar druzi – një grup minoritar që ka mbajtur kryesisht neutralitet gjatë luftës civile siriane – duke bërë që gjithë fundjavën e tutje të ketë luftime me milicinë lokale druze.

Lexo edheVarroset polici Mehmet Kelmendi, familja fal gjakun pas humbjes së dy anëtarëve
Dijmë se gjatë luftimeve ka pasur ndërhyrje edhe nga ana e Izraelit që ka goditur me sulme ajrore edhe Pallatin Presidencial në Damask dhe Ministrinë e Mbrojtjes, duke kërkuar largimin e forcave siriane nga qyteti.