BallinaLajmeMatoshi: Më mirë investime në ekonomi, sesa 1 miliard për Autostradën e...

Matoshi: Më mirë investime në ekonomi, sesa 1 miliard për Autostradën e Dukagjinit

Të ngjajshme

Selinë në nominim, Gimbo “fansi” numër një!

Dj Gimbo po e shpreh publikisht përkrahjen për të...

Çitaku: Kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje...

Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk kanë lidhje me SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei,...

Edhe partia e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, është kundër projektit për ndërtimin e një autostrade në Dukagjin.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njëherësh Kryetar i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka thënë se “më mirë do të ishte që të investohej në zhvillim ekonomik në Dukagjin, sesa në asfalt”.

Ndërtimi i kësaj autostrade, sipas Matoshit, “do të kushtojë rreth 1 miliard euro”.

“Ka nevojë dikush, një institucion, ndoshta pak më i pavarur, pak më profesional, pak më kredibil, të vlerësojë a kemi nevojë për autostradë të Dukagjinit”, ka deklaruar ai në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

“Nëse ka nevojë, cila është arsyeja, cilat janë përfitimet që do t’i kenë qytetarët, cilat janë dëmet që mund t’i kenë ata prej saj”, ka thënë më tej ai.

“Duhet të bëhet një tip studimi, të cilin pastaj duhet ta aprovojmë si subjekte politike”, është shprehur Matoshi. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz