BallinaLajmeMatematikat e partive para zgjedhjeve

Matematikat e partive para zgjedhjeve

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Partitë politike kanë nisur t’i bëjnë matematikat e tyre sa i përket garës së ardhshme zgjedhore. Disa prej tyre tashmë kanë shfaqur publikisht parapëlqimet për koalicionet e mundshme parazgjedhore.

Ende pa u caktuar ndonjë datë zyrtare e zgjedhjeve të parakohshme partitë politike kanë nisur t’i përpilojnë matematikat e tyre sa i përket garës së ardhshme zgjedhore. Disa prej tyre tashmë kanë shfaqur publikisht preferencat për koalicionet e mundshme parazgjedhore. Derisa nga PDK-ja kanë thënë se do të garojnë të vetëm, zyrtarët e AAK-së kanë bërë të ditur se PSD-në dhe Nismën Socialdemokrate i shohim si partnerë të mundshëm në koalicion para zgjedhjeve.

Nga kjo e fundit kanë pohuar se me Nismën kanë qëndrime të përafërta, porse kanë theksuar se PSD-ja ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje. Kurse nga Nisma kanë përjashtuar nga bashkëpunimi tri partitë më të mëdha parlamentare, PDK-në, LVV-në dhe LDK-në, por jo edhe AAK-në, ndonëse kanë thënë se parapëlqejnë të garojnë të vetëm në zgjedhje.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e dy partive më të mëdha opozitare, LVV-ja dhe LDK-ja, kanë përsëritur disa herë se mes këtyre dy subjekteve shihet një përafrim i qëndrimeve./zeri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz