BallinaLajme150 euro për heqjen e perdes së syrit në QKUK

150 euro për heqjen e perdes së syrit në QKUK

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Për heqjen e kataraktit (perdes së syrit) pacientët në Klinikën e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po detyrohen t’i blejnë vetë thjerrëzat dhe materialin specifik që përdoret për këtë ndërhyrje kirurgjike e të cilat po u kushtojnë rreth 150 euro.

Pacientët, të cilët kanë nevojë për heqjen e kataraktit (perdes së syrit) në Klinikën e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po detyrohen të blejnë vetë paraprakisht materialin e veçantë, i cili u nevojitet për operim. Ata po duhet t’i sigurojnë vetë thjerrëzat dhe materialin përcjellës specifik, të cilat po u kushtojnë mbi 150 euro.

“Zëri” ka biseduar me drejtorin e kësaj Klinike, Adem Miftari, i cili e ka konfirmuar se pacientët të cilët kanë nevojë për operim (heqjen e kataraktit) po e blejnë vetë shumicën e materialit. Ai ka treguar se si klinikë tashmë kanë bërë kërkesa për këto produkte. “Deri më tani kanë blerë thjerrëzat me material përcjellës specifik, por janë porositur nga Barnatorja Qendrore dhe presim furnizimin e shpejt me to, kurse me materialet tjera shpenzuese jemi furnizuar sikurse krejt SHSKUK-ja (Shërbimi Spitalor Klinikë dhe Universitar i Kosovës)”, ka thënë ai.Komentet

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz