Maresca ia tregon derën Nicolas Jecksonit: Ai mund të largohet, nuk do të përfshihet në skuadër
dp

Lexo edheSot nis sezoni futbolistik në Kosovë, zhvillohen 10 ndeshje të Ligës së Parë

Trajneri i Chelseas Enzo Maresca, ia ka treguar derën sulmuesit Nicolas Jeckson.
Tekniku italian tha se edhe pse Jeckson po stervitet me kubin, ai nuk do të jetë pjesë e grupit për sezonin e ri dhe mund të largohet në afatin kalimtar të verës, shkruan IndeksOnline.
“Ai po stërvitet me ne, por nuk do të përfshihet. Ju e dini tashmë situatën. Afati i transferimeve është i hapur. Ai mund të largohet dhe do ta shohim”, ka deklaruar Maresca.

Lexo edheSot nis sezoni futbolistik në Kosovë, zhvillohen 10 ndeshje të Ligës së Parë
Për sulmuesin senegalez kanë shfaqur interesim dy skuadra nga Premierliga, Newcastle dhe Tottenham, derisa në ditët në vazhdim do të mësohet e ardhmja e tij./IndeksOnline/