Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, për protestën e sotme të OVL-së së UÇK-së ka thënë se është dhjetë vjet e vonuar.
“1. Protesta është dhjetë vjet e vonuar. Është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm.”
Ai ka thënë se nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare dhe as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale.
“3. Kosova ka nevojë për gjykata normale që dalin pas vettingut dhe për kryeprokuror të ri e jo për gjykata speciale jotransparente të cilat janë jashtë praktikave ndërkombëtare.”
Ai ka përmendur se për më pak se pesë vjet Qeveria ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.
Manxhuka ka thënë se Thaçi ishte i butë me Specialen në intervistën e tij të fundit.
“5. Në intervistën e tij nga Haga para një jave, ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte tepër i butë me Gjykatën Speciale. Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij.”
“6. Fatkeqësisht, në vitin e pestë që po mbahen në paraburgim ish drejtues të UÇK-së, është e qartë që partia kryesore opozitare çështjen e tyre e ka përdorur shumë më tepër kundër qeverisë Kurti sesa për lirimin e të akuzuarve”, ka thënë ai në fund.