Mamografia mobile në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë muajit tetor
dp

Lexo edheOBSh: Rreziku për epidemi të murtajës në Rusi mbetet i ulët

Gjatë Muajit Rozë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se mamografia mobile do të jetë në dispozicion të qytetarëve në komuna të ndryshme të Kosovës, me qëllim mundësimin e kontrolleve të hershme për kancerin e gjirit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, mamografia mobile do të lëvizë nga Dragashi në Leposaviq dhe nga Deçani në Kamenicë, duke ofruar shërbime për qytetarët gjatë gjithë muajit tetor.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të shikojnë kalendarin e vizitave dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer kontrollin me kohë.

Lexo edheOBSh: Rreziku për epidemi të murtajës në Rusi mbetet i ulët
“Kontrollohu, për veten, për jetën!”, është mesazhi i fushatës, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Muaji Rozë shënohet çdo tetor në mbarë botën si një periudhë e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.