BallinaLajmeMagyar: Hungaria do të jetë sërish një aleate e fortë në BE...

Magyar: Hungaria do të jetë sërish një aleate e fortë në BE dhe NATO

Të ngjajshme

Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë, përfundojnë në mbajtje

Një incident mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin armën nga kasaforta

Një rast i vjedhjes është raportuar në Viti, ku...

Sonte finalja e parë, Trepça – Bashkimi

Finalja e madhe e “Play-off”-it të ProCredit Superligës do...

Vëllai rrah vëllanë në Prishtinë, nuk e lejoi të voziste i dehur

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti...

Gruaja sulmon fizikisht bashkëshortin pas një mosmarrëveshjeje familjare

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas...

Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, ka deklaruar se vendi i tij “do të jetë sërish një aleate e fortë në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij në Budapest.

Në sheshin Batthyány, ku mijëra qytetarë ishin mbledhur për të festuar rezultatin zgjedhor, turma brohoriste slogane historike si “Ruszkik, haza” (“rusët, shkoni në shtëpi”), një thirrje e njohur nga revolta hungareze e vitit 1956 kundër pushtimit sovjetik.

Në fjalimin e tij, Magyar theksoi se rezultati i zgjedhjeve përfaqëson një kthesë të fortë pro-evropiane.

“Hungarezët kanë thënë po Evropës. Kemi mposhtur një tirani,” deklaroi ai, duke shtuar se votuesit “i thanë jo frikës dhe tradhtisë”.

Ai e përshkroi fushatën si një betejë të pabarabartë, duke thënë se nisi me pak mbështetje, “si Davidi kundër Goliathit”, por që përfundoi me “një fitore historike”.

Lideri i Tisza-s u bëri thirrje edhe atyre që nuk e votuan, duke kërkuar “unitet kombëtar” pas zgjedhjeve.

Në një tjetër deklaratë, Peter Magyar i kërkoi presidentit të Hungarisë Tamas Sulyok që t’i japë “sa më shpejt mandatin për formimin e qeverisë”, dhe më pas të tërhiqet nga detyra e tij.

Ai gjithashtu iu drejtua kryeministrit në largim Viktor Orban, duke i kërkuar që të mos ndërmarrë asnjë veprim që mund të kufizojë hapësirën e veprimit të qeverisë së ardhshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz